Vdes i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vjet për vrasje të rëndë

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 12:32
 Vdes i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vjet për vrasje të rëndë

Një 84-vjeçar ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës. Ai ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Gashi tha se 84-vjeçari ishte i dënuar me 11 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Vdekja e tij ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Pejës, ka qenë i dënuar me 11 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”, tha Gashi.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma.

(Kosova  Sot Online)