“Turp, plehra”, reagimi i qytetarëve pasi Bashkia e Korçës i ftoi që të blejnë bileta për koncertin e Bregoviçit

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 08:03
 “Turp, plehra”, reagimi i qytetarëve pasi Bashkia e Korçës i ftoi që të blejnë bileta për koncertin e Bregoviçit

Nata e fundit e Festës së Birrës në Korçë, që përkon me koncertin e Goran Bregoviçit, do të jetë me biletë. Bashkia Korçë, në një postim në Facebook, fton qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë për një festë e cila ka karakter publik.

Nuk kanë munguar reagimet në komente. “Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë… ku po shkon kjo botë, asnjeri nuk e di”, “Legena, plehra”, ishin disa nga komentet.

Në asnjë edicion më parë të Festës së Birrës nuk ka pasur shitje biletash për të hyrë në koncert.

(Kosova Sot Online)