BE-ja i hoqi nga tregu, çokollatat dhe akulloret Snickers e Mars me lëndë kancerogjene në marketet shqiptare

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 12:16
 BE-ja i hoqi nga tregu, çokollatat dhe akulloret Snickers e Mars me lëndë kancerogjene në marketet shqiptare

Bashkimi Europian është përfshirë në një debat të gjerë lidhur me heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.

Kompania ushqimore Mars ka tërhequr nga tregu markat e njohura të akulloreve Snickers, Bounty, M & Ms dhe Twix. Aditivi i përdorur në këto produkte, çamçakëzi i karkalecit (E410), është i kontaminuar me substancën kancerogjene të oksidit të etilenit, deklaroi kompania.

Ndërkohë që Austria, Rumania dhe Suedia i kanë tërhequr nga tregu këto produkte, qytetarët gjermanë kanë nisur një peticion ku kërkojnë tërheqjen e këtyre produkteve të kontaminuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri, pas interesimit të FaxNews deklaroi se janë njoftuar të gjithë distributorët të tërheqin nga tregu ato produkte që janë në listën ndaluar. AKU shprehet se janë urdhëruar të tërhiqen ato produkte që shfaqin problematikë nga linja e prodhimit, ku deri tani bëhet me dije se janë tërhequr nga tregu dy lote me akullore dhe dy me çokollatë.

Problem është fakti se konsumatori shqiptar nuk është njoftuar për këtë gjë. Seritë që janë hequr nga tregjet evropiane.

(Kosova Sot Online)