Ky minister shpërthen në vaj kur flet për dramën në Afganistan

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 14:01
 Ky minister shpërthen në vaj kur flet për dramën në Afganistan

Situata duket dramatike në Afganistan me perëndimorët që po përpiqen të nxjerrin nga aty punonjësit e ambasadave dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë viteve që qendruan në këtë vend.

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe Ben Wallace nuk i mbajti lotët teksa thoshte se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.

“Personeli i ushtrisë janë duke punuar fortë për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen. Disa do të mbetën aty”, tha ministri duke mos i kursyer as lotët.

(Kosova Sot Online)