Tifozat Kuq e Zi sulmojnë me ngjyrë të kuqe Bashkinë e Korçës, për shkak të Goran Bregovicit

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 13:47
 Tifozat Kuq e Zi sulmojnë me ngjyrë të kuqe Bashkinë e Korçës, për shkak të Goran Bregovicit

Tifozat e Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë ndërmarrë një aksion duke shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkisë së Korçës, të cilët e kanë ftuar këngëtarin serb, Goran Bregovicin në Festën e Birrës.

Ata sulmuan me ngjyrë të kuqe zyret e Bashkisë së Korçës, në shenjë revolte ndaj ftesës që i është bër Bregovicit.

Ata thanë se ky ishte vetëm një paralajmërim dhe nuk do të ndalen derisa Bashkia e Korçës të tërheq ftesën për Goran Bregovicin.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit” – thuhej në postimin e tyre.

(Kosova Sot Online)