U dashurua në mjeken që e vaksinoi kundër COVID-19, i riu filloi kërkimin e saj në TikTok

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 09:45
U dashurua në mjeken që e vaksinoi kundër COVID-19, i riu filloi kërkimin e saj në TikTok

Një djalë i ri disa ditë më parë kishte shkuar për ta marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, por duket se mjekja e bukur ia kishte rrëmbyer zemrën.

Me t’u kthyer në shtëpi e kuptoi se nuk po mund të largoj mendjen nga ajo, e pasi që tërë procesin e vaksinimit e kishte filmuar, vendosi që përmes TikTokut ta kërkoj me qëllim që të mund sërish të vë kontakt me të.

Videoja e tij deri më tani ka marrë mbi 7.5 milionë shikime, dhe ka arritur deri te vajza e shumëpërfolur. Ajo i është përgjigjur duke i uruar fat dhe dashuri në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)