Jo heshtje për amnisti, por goditje e fuqishme nga ligji për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë!

Jo heshtje për amnisti, por goditje e fuqishme nga ligji për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë!

Hajrullah Tërnava

  • 20 August 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërrnava

Në situatën në të cilën tani gjindet shteti ynë me keto veprime kriminale që po hasim ne kohët e fundit, sikur kjo e përgjimeve, tani gjendja është tepër shqetësuese dhe alarmante, prandaj është shume serioz shqetësimi i ngritur nga Ministrja e Drejtësise lidhur me vazhdimin e “heshtjes mortore” të KPK-s dhe KGJK-s për dosjen e përgjimeve dhe mos veprimin urgjent bazuar në ligj rreth këtij skandali tepër kriminal.

-Kjo heshtje lidhur me skandalin e përgjimeve po e dëshmon katerciperisht edhe defakto kapjen e institucioneve ligjzbatuese të drejtesisë siq janë KPK-ja dhe KGJK-ja nga nëntoka kriminale e cila realisht është instaluar nga SHIK-u ilegal e kriminal që nga paslufta e QPK-ja!

Ministrja Albulena Haxhiu ka kritituar këto dy instanca duke thënë se si Ministria e Drejtësisë pas këtij veprimi me “heshtje mortore” nuk mund të mbështeten edhe me tutje ato institucione dhe ata prokurore e gjyqtare të cilët amnistojnë në heshtje dhe hapur krimin dhe shkeljen e Ligjit nga zyrtaret me pozita të larta në sistemin e drejtësisë së kapur nga krimi dhe SHIK-u !.



„Unë nuk mund t’i mbështesë me tutje kur ata duan t’i mbyllin sytë e veshet përballë shkeljeve dhe skandaleve me të cilat jemi përballur ditëve të fundit. Në momentin kur nuk ka reagime te pershtatshme ne perputhje me ligjin qe I detyron si ajo për audio-incizimet, padyshim që do të kritikohen edhe me ashpër nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë ajo. Madje ajo paralajmëron edhe distancim dhe izolim të KPK-s dhe KGJK-s në këtë përbërje nëse shkelësit e ligjit nuk ndëshkohen thjesht sipas ligjit: " Sepse ne në qeverinë aktuale jemi zotuar para popullit qe eshte sovran I ketij vendi , që do ta kthejmë shume shpejt besimin e qytetarëve në sistemin e ri te drejtësisë se kapur", ka deklaruar zonja Haxhiu.

Paralajmërimi për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial është plotësishtë i drejtë dhe i arsyeshëm në këto përbërje që janë sot se nuk do ta kenë mbështetjen e MD-së, në rast se nuk duan të bashkëpunojnë per zbatim te ligjit qe I detyron , bashkërisht e me Ministrine e Drejtesisë për kthimin e besimit dhe të dinjitetit të qytetarëve të Kosovës në institucionet e drejtësisë dhe vendosjen e zbatimin e ligjit dhe ligjshmerisë në vend të krimit e mbi krimin e organizuar që ka kapur të dy mini-qeveritë e sistemit të drejtësisë siq janë të kapura KPK-ja dhe KGJK-ja për afro 15 viteve nga SHIK-u illegal e criminal!.

Nje bashkëpunim i këtyre institucioneve të drejtësisë sikur i Këshillit Gjygjësor dhe Këshillit Prokurorial me Ministrine e Drejtësisë, do ta kthente besimin dhe dinjitetin të qytetarëve të Kosovës si dhe vendosjen e zbatimit të ligjit dhe ligjshmërisë dhe njeherë e përgjithmonë Kosova do të spastrohej nga krimet e organizuara që nga paslufta e deri më tani, dhe vetëm në këtë mënyrë do të na lejohet Liberalizimi i vizave dhe hecja drejtë BE-së, dhe me këto veprime edhe qytetarëve do u thehej dinjiteti që të jetojnë te qete e te lumtur në shtetin e tyre qe quhet Kosovë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"