Vdes një person në Vushtrri,plagosi veten aksidentalisht

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 09:31
Vdes një person në Vushtrri,plagosi veten aksidentalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Stanovc i Epërm i Vushtrrisë, një person është plagosur me armë zjarri, i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Policia ka bërë të ditur se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)