Nxitimi për ligjin Vetting me plagjiaturë e komplikon dhe komprometon procesin!

Nxitimi për ligjin Vetting me plagjiaturë e komplikon dhe komprometon procesin!
Nxitimi për ligjin Vetting me plagjiaturë e komplikon dhe komprometon procesin!

Blerim Burjani

  • 13 September 2021 - 19:31

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

 Edhe pse ligji Vetting besoj që do të bëhet gjatë kësaj vjeshte të hershme, për të filluar së zbatuari nga  fillimi i vitit që vjen, kam dyshimin tim se  do të jetë shumë  problem zbatimi dhe efikasiteti i këtij ligji  që po paralajmërohet të vjen si plagjiaturë e huazuar. Ky fakt mundë ta komplikoj dukshëm procesin në vend që ta thjeshtësoj dhe ta përshpejtoj.

Kuvendi ishte dashtë të funksionoj pa asnjë zvarritje, pasi VV ka shumicën parlamentare, por po duket  duket jo efikas dhe pa kapacitete të qeverisë për të hartuar ligje dhe për ti dërguar ato në Kuvend. Edhe deputetët janë ata që kanë mandat edhe hartojnë ligje por në këtë legjislaturë, mandatin e deritanishëm po tregohen shumë pasiv dhe krejtësisht të pa interesuar për ta quar përpara misionin që e kanë marr  nga vota e qytetarit. Pra mungesa e plotë e përvojës në anën e ekzekutivit të cilit me sa duket po i mungojnë ekspertë e mirë, dhe në anën tjetër edhe mos interesimi i duhur dhe përplasjet politike në legjislativ. Po bëjnë që të zvarritet edhe për një kohë të pa përcaktuar finalizimi i ligjit Vetting. 

Vettingu  është një proces i cili  sado që vonohet duhet të filloj të zbatohet,  më së largu prej janarit të vitit që vjen. Mirëpo ajo që na bënë  neve si njohës të kësaj fushe të dyshojmë është problemi tjetër, mungesa e ekspertizës meritore për të bërë një ligj të mirë. Vettingu, për aq sa kanë rrjedhur deri më tash disa informacione, është  një ligj që  e kanë hartuar një grup njerëzish të pa përvojë,që janë të njohur si kopjues të zhdërvjellët të  ligjeve të huaja  dhe profesionalisht të mangët, për të mos thënë se janë tërësisht të padijshëm.

vend aEdhe pse ligji Vetting besoj që do të bëhet gjatë kësaj vjeshte të hershme, për të filluar së zbatuari nga fillimi i vitit që vjen, kam dyshimin tim se  do të jetë shumë  problem zbatimi dhe efikasiteti i këtij ligji  që po paralajmërohet të vjen si plagjiaturë e huazuar. Ky fakt mundë ta komplikoj dukshëm procesin në vend që ta thjeshtësoj dhe ta përshpejtoj. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".