Pronari i një dyqani ua ndalon hyrjen personave të vaksinuar

  • S.A /
  • 18 September 2021 - 12:18
Pronari i një dyqani ua ndalon hyrjen personave të vaksinuar

Pronari i një dyqani në Adelaide të Australisë ua ka ndaluar hyrjen në lokalin e tij personave që e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19. Peter King vendosi një mbishkrim në dritaren e dyqanit “Gigantic Signs” për t’i njoftuar klientët rreth vendimit. Në letër shkruhet me shkronja të mëdha e të kuqe: “Mos hyr, nëse je vaksinuar për Covid-19”. Veprimi i dyqanxhiut ka nxitur reagime negative në komunitetin lokal. Disa thanë se një gjë e tillë është e padrejtë. Megjithatë, një ekspert ligjor ka thënë se pronari nuk e ka shkelur ligjin me vendimin për t’ua ndaluar hyrjen të vaksinuarve.

“Ata (shitësit) mund të bëjnë gjithçka që dëshirojnë në aspektin e ligjit për diskriminim, sepse nuk ka bazë të diskriminimit duke u mbështetur në statusin e vaksinimit”, tha profesori emeritus i Universitetit të Australisë Jugore, Rick Sarre. Klientët e zhgënjyer me vendimin e ri thanë se do ta bojkotojnë dyqanin dhe shumë prej tyre e shprehën zemërimin në rrjetet sociale.

“Zotohem se kurrë nuk do të futem në lokalin tuaj. Ju premtoj. Kurrë nuk do t’jua zë derën”, shkroi një komentues.

(Kosova Sot Online )