Në prag të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë: Fushat e zbehët me plotë të panjohura!...

Në prag të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë: Fushat e zbehët me plotë të panjohura!...
Në prag të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë: Fushat e zbehët me plotë të panjohura!...

Ismail Muçiqi

  • 18 September 2021 - 10:39

Shkruan:Ismail Muciqi

Të gjitha Komunat e Kosovës filloj aktiviteti parazgjedhor për zgjedhjen e delegateve për asambletë komunale dhe për Kryetarët e Komunave. Për shkak të rrethanave ekzistuese të cilat lidhën me ruajtjen e shëndetit të popullsisë për shkak të pandemisë e cila javëve të fundit shpërthej dhe u zgjerua me te madhe, fushata parazgjedhore e partive politike është shumë e zbehët, pa dinamikë dhe pa pjesëmarrje aktive të elektoratit. Është interesant të theksohet se partitë politike të cilat do të garojnë për të marrë sa më shumë vende në asambletë komunale dhe për ta fituar mandatin e Kryetareve të Komunave, nuk arritën që qytetareve tu sjellin ndonjë freski në programet e tyre zhvillimore.

Edhe kësaj radhe si më parë kudo po manifestohen premtimet boshe përmes retorikes tani më të njohur, duke dhënë premtime më të ndryshme para qytetareve të cilët i përfaqësojnë. Në bazë të raportit zyrtar të Institutit Gap i cili u prezantua këto ditë, shifet qartë se gjatë mandatit të shkuar partitë politike dhe Kryetarët e Komunave nga premtimet e bëra para qytetareve nuk arritën ti realizojnë 50% të projekteve të premtuara. Kjo ka ndikuar edhe në ramjen e besimit nga qytetaret të cilët kanë humbur interesimin për tu angazhuar apo për të përkrahur ndonjë subjekt politikë.

Dukurit negative të cilat u manifestuan gjatë qeverisjes të komunave dhe pushtetit lokal si ishin korrupsioni, krimi i organizuar, familjarizim, nepotizmi bënë që të zbehet edhe interesimi i qytetareve për të marr pjesë në votime. Është interesant të theksohet se zgjedhjet e tanishme për pushtetin lokal dhe Kryetar të Komunave, po zhvillohen me shumë të pa njohura. Asnjë subjekt politikë nuk ka fare njohuri për votat që do ti fitojnë nga elektorati. Kështu përpos Vetëvendosjes e cila ende po shpreson se do ti marr shumicën e votave të qytetareve partitë tjera janë në amulli.

Kështu Partia Demokratike pas ndryshimeve të cilat ndodhën në strukturat udhëheqëse të kësaj partie dhe lëvizjet kadrovike ky subjekt politikë ende nuk ka arritur të konsolidohet. Lidhja Demokratike në zgjedhjet e fundit mori goditjen me te madhe që nga themelimi i saj. Nëse flasim për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ky subjekt [klanor] ende jeton me shpresë se do të qëndrojë në skenën politike?!.

Për shkak të folklorizmit dhe premtimeve boshe partia e Behxhet Pacollit është në shkatërrim e sipër dhe së shpejti nuk do të jetë më pjesë e institucioneve të shtetit. Më thotë mendja se fushatën parazgjedhore për qeverisjen lokale në Kosovë po e ngarkon edhe debatet politike të kandidatëve për Kryetar të Komunave. Gjuha dhe kultura e komunikimit është njollë e zezë për një shoqëri e cila pretendon të ketë vlera demokratike. Akuzat dhe kundër akuzat ndërmjet kandidatëve për kryetar të komunave shpeshherë janë shumë të vrazhda, tendencioze me plotë shpifje dhe të pavërteta.

Të gjitha këto po bëhen jo për interesat e komunave dhe qytetareve por më shumë për interesat karjeriste të kandidatëve të propozuar nga partitë politike të cilët pretendojnë ta marrin udhëheqjen e komunave. Sot është koha qe çdo qytetar i angazhuar në politikë së pari duhet ditur dhe të jetë i vetëdijshëm për kohën në të cilën po jetojmë për sfidat dhe problemet të cilat i kanë komunat tona, e të cilat duhet të zgjidhen sa më parë. Sot të marrësh përgjegjësi për të udhëhequr ndonjë institucion shtetëror është betim para Zotit dhe qytetareve për tu shërbye njerëzve për një jetë më të mirë dhe për ta zhvilluar vendin që të bëhet një shtet normal i krahasuar me shtet tjera të rajonit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".