Ramadani: Ju lutemi respektoni katër masat kryesore të mbrojtjes – maskën, distancën, higjienën dhe vaksinimin

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 17:46
Ramadani: Ju lutemi respektoni katër masat kryesore të mbrojtjes – maskën, distancën, higjienën dhe vaksinimin

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se situata momentale epidemiologjike është më mirë se që ka qenë, porse nuk duhet vetkënaqur.

Sipas tij, mbrojtja duhet të jetë gjithmonë e pranishme, në mënyrë që kjo gjendje mos të përkeqësohet.

“Përveç masave kryesore, maskat, distancën e higjienën respektoni gjithashtu. Por, masa e katërt, jo për nga rëndësia e katërta, është vaksinimi. Cilado vaksinë që është e gatshme, merreni. Ju lutem, vaksinohu të gjithë, sepse me vaksinë do ta mbrojmë Kosovën.”, ka thënë ndër të tjera Ramadani.

(Kosova Sot Online)