Në këto vende nga e hëna nuk mund të hyni pa cerfitikatë të vaksinimit (Lista)

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 17:57
Në këto vende nga e hëna nuk mund të hyni pa cerfitikatë të vaksinimit (Lista)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga dita e hënë ( 27 shtator) do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19.

Vitia tha se duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar, atëherë një pjesë e masave do të jenë në ketë drejtim.

"Institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë:
Qendrat tregtare;
Call center;
Gastronomia në ambientet e brendshme; 
Dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë" deklaroi Vitia

(Kosova Sot Online)