Protestohet kundër certifikatës së vaksinimit

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 15:34
Protestohet kundër certifikatës së vaksinimit

Qindra protestues marshuan kundër certifikatës shëndetësore në Holandë, pasi prova e vaksinimit kundër Covid-19 u bë e detyrueshme për të hyrë në bare, restorante, teatro dhe ambjente të tjera.

Disa orë pasi kërkesa për të treguar certifikatën ose një test negativ, hyri në fuqi, kryeministri Mark Rutte shkarkoi nga detyra zëvendësministren për çështjet ekonomike, pasi kishte vënë në dyshim masën e ndërmarrë.

Siç shpjegoi zyra e kryeministrit, komentet e saj binin në kundërshti me politikën e kabinetit lidhur me një çështje kaq te rëndësishme.

Prezantimi i certifikatës, përkoi me heqjen e gati të gjitha masave të distancimit social në vend, ku 72% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

(Kosova Sot Online)