E moshuara i kujton Berishës takimin e parë: Isha e re, të putha…

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 15:13
E moshuara i kujton Berishës takimin e parë: Isha e re, të putha…

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në Vlorë, ku takoi simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së në këtë qytet për t’i bindur që t’i bashkohen nismës së tij, që si objektiv të parë ka rrëzimin e vendimit të Lulzim Bashës që e përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Gjatë takimit e morën fjalën edhe mbështetësit e Berishës. Mes tyre ishte një grua e moshuar, e cila rrëfeu takimin e parë me liderin historik të PD-së 20 vite më parë duke shkaktuar të qeshura në sallë, por edhe te vetë Berisha.

“Të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, jam demokratja e ’44. Sikur Rama të më falë gjysmën e Vlorës nuk bëhem socialiste, jam demokrate. Të njohim për burrë të ndershëm dhe jo të korruptuar. Sa flasin në TV se fëmijët e tu janë të pasur, këtu janë pasuruar të gjithë fshatarët, me vila dhe gradaçela, me nga një thes…për këtë gjë dëgjojmë në TV e kam fjalën.

Unë kur ke ardhur për herë të parë këtu, të kam takuar dhe puthur, përqafuar, i thanë burrit tim; “gruaja jote ka puthur Sali Berishën”. Mirë bëri tha, është babai që do të shpëtojë Shqipërinë. Isha shumë e re, kam qenë 20 vite përpara. Kam ardhur që të them cdo të bëhet me pronat tona? Ne pronat i harruam tani, duam shëndet se jemi të tërë për në Babicë.

Këtë parti do të ndani në dysh apo do ta bëni njësh? Atëherë bëjeni njësh dhe veri një zot partisë dhe Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës. Lulzim Basha të shkojë atje ku ka vendin. Nëse partia nuk bashkohet ne nuk fitojmë kurrë” tha e moshuara.

(Kosova Sot Online)