Bllokada në Jarinje, protestuesit ndezin zjarre dhe këndojnë këngë nacionaliste

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 21:40
Bllokada në Jarinje, protestuesit ndezin zjarre dhe këndojnë këngë nacionaliste

Vazhdon bllokada në Jarinje edhe sot kur u shënua dita e tetë që kur qeveria mori vendimin për vendosjen e reciporcitetit të targave me Serbinë. Protestues serbë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar këtë pikë kufitare.

Sot në Jarinje janë parë pjesëtarë të KFOR’it amerikan dhe polak.

Patrullimin po e vazhdon edhe EULEX.

Por situata duket më ndryshe në orët e mbrëmjes kur temperaturat kanë rënë dhe ka filluar shiu.

Protestuesit serbë kanë ndezur zjarre për tu ngrohur derisa po këndojnë këngë me motive nacionaliste.


(Kosova Sot Online)