Gruaja nga Kamenica falsifikon patentë shoferin

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 09:36
Gruaja nga Kamenica falsifikon patentë shoferin

një grua nga Kamenica ka falsifikuar patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së martës, ndërkaq e dyshuara e ka marrë patentë shoferin e Kosovës bazuar në patentë shoferin e lëshuar nga një shtet tjetër.

Rasti është duke u hetuar si “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Kamenicë 28.09.2021 – 13:00. Është raportuar se një e dyshuar femër kosovare ka marrë patentë shoferin e Republikës së Kosovës bazuar në patentë shoferin e lëshuar nga  një shtet tjetër, pas verifikimit është vërtetuar se i njëjti dokumentin nga shteti tjetër ka qenë i falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)