Serbët zhvendosin kamionët nga ura e Ujmanit, i vendosin në vetëm një korsi

  • E.K /
  • 02 October 2021 - 11:30
 Serbët zhvendosin kamionët nga ura e Ujmanit, i vendosin në vetëm një korsi

Barrikaduesit serbë kanë bërë edhe lëvizjen e kamionëve të fundit të cilët gjendeshin në urën e Ujmanit në Bërnjak.

Megjithatë ata nuk po largohen plotësisht nga aty, por vetëm po i zhvendosin kamionët në një korsi të vetme, duke e lërë njërën të lirë.  

Ndërkohë ka filluar implementimi i marrëveshjes dhe pjesëtarët e KFOR-it po vendosen nëpër pika të ndryshme në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ajo që mbetet ende e paqartë është zhvendosja e barrikaduesve dhe Njësisë Speciale të Kosovës.

Nga këta të fundit është thënë se do të largohen nga aty vetëm kur rruga të jetë plotësisht e lirë.

(Kosova Sot Online)