Haradinaj: UEFA duhet t’i ndalojë fyerjet dhe ta respektojë Kosovën

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 14:57
Haradinaj: UEFA duhet t’i ndalojë fyerjet dhe ta respektojë Kosovën

Kosova e ka fituar pavarësinë e saj, por skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë ka qenë permanente.

Të marën, UEFA ka publikuar logon e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

Në video shihet harta e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, teksa ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se UEFA duhet t’i ndalojë fyerjet dhe ta respektojë Kosovën.

“UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme”.

(Kosova Sot Online)