88-vjeçari del për të votuar: Çka i mungon Prishtinës nuk muj me ditë se nuk dalë kurrë

  • E.K /
  • 17 October 2021 - 12:12
88-vjeçari del për të votuar: Çka i mungon Prishtinës nuk muj me ditë se nuk dalë kurrë

Qytetarët e Prishtinës po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar  edhe një 88-vjeçar  tha se u mundua për të dalë në këto zgjedhje dhe për të votuar.

Ai tha se nuk e di se çfarë i mungon kryeqytetit, por tha se ka dëshirë që kryeqyteti të përparojë.

“Që 73 vjet, kurrë ma i disponum ma i gzum se sot nuk kam qenë. Me u mundu me ec edhe me dalë me votu. Çka i mungon Prishtinës nuk muj me ditë se nuk dalë kurrë. Unë veç kam qef me dëgju edhe me pa mirë edhe cka duhet me rrregullu nuk e di, kam qejf me përparu Prishtina ky popull, me dalë para popujve tjerë me tregu veten si popull i mençëm dhe i kulturuar. Kalofshi mirë pa incidente, se këto votime janë krejt për popullin shqiptar”, ka thënë 88-vjeçari duke iu dridhur zëri.

(Kosova Sot Online)