Sivjet studime pa pare në arsimin publik, Nagavci premton edhe lehtësira të tjera

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 13:19
Sivjet studime pa pare në arsimin publik, Nagavci premton edhe lehtësira të tjera

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar fillimin e viti të ri akademik.

Nagavci ka theksuar se veç përmbushjes së zotimit për arsim të lartë publik falas ata do të punojnë edhe në drejtim të lehtësirave tjera.

"Siç e dini, nga 1 tetori arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçanta.Studentët po ashtu, janë të liruar edhe nga pagesat administrative siç janë provimi pranues dhe provimet diferenciale.Po vazhdojmë mbështetjen me bursa dhe lehtësira tjera që ju krijojnë më shumë mundësi për suksese e zhvillim profesional", ka shkruar mes tjerash ajo.

(Kosova Sot Online)