Ambasada e Francës në Prishtinë reagon pas Raportit të Progresit për Kosovën

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 12:05
Ambasada e Francës në Prishtinë reagon pas Raportit të Progresit për Kosovën

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Franca qëndron me Kosovën për reformat e nevojshme drejt integrimit evropian pas raportit të progresit të publikuar dje nga Komisioni Evropian.

“Franca qëndron me Kosovën për të implementuar reformat e nevojshme për rrugën e integrimit evropian”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dje i ka dorëzuar kryeministri Albin Kurti raportin për Kosovën të publikuar nga Komisioni Evropian për vitin 2021.

(Kosova Sot Online)