Vidhen para në arkën e QKMF-së në Pejë

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 09:19
Vidhen para në arkën e QKMF-së në Pejë

Një grua ka raportuar në polici se QKMF-në e Pejës janë vjedhur 60 euro nga arka e pagesave.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Sipas ankueses, dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 25.10.2021 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në QKMF ka ndodhë një vjedhje nga arka e pagesave në vlerë rreth 60 euro. Sipas saj dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)