Ngacmoi sek*ualisht një eksperte të arteve marciale, qytetari e pëson keq

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 11:15
Ngacmoi sek*ualisht një eksperte të arteve marciale, qytetari e pëson keq

Një eksperte e arteve marciale i dha një mësim të mirë një burri që e kishte ngacmuar seksualisht në autobus.

Një video e regjistruar nga një pasagjer tregon gruan që e ka neutralizuar maniakun me një kapje Muay Thai, duke i bllokuar qafën.

Më pas, e ul me ngadalë në tokë.

Sipas policisë, burri kishte përfituar nga fakti që në autobus kishte shumë njerëz dhe e kishte prekur gruan në vende intime, raporton A2news.

Madje, kishte zbërthyer edhe pantallonat.

(Kosova Sot Online)