Bekim Haxhiu e përkrah emërimin e Rifat Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 11:53
Bekim Haxhiu e përkrah emërimin e Rifat Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka përkrahur emërimin e Rifat Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai tha se emërimi i Latifit si ministër i Shëndetësisë është një vendim i mirë i Qeverisë.

“Emërimi i Dr. Rifat Latifit, mjekut me famë ndërkombëtare, bashkëvendasit tim,  ministër i shëndetësisë, është veprimi i vetëm, i mirë, i kësaj qeverie që duhet përshendetur. Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë  e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërrllogun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Haxhiu ka përmendur edhe faktin se Latifi ka qenë edhe ish-këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi për shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Dr.Rifat Latifi një intelektual nga Drenica në krye të shëndetësisë së Kosovës.

Emërimi i Dr. Rifat Latifit, mjekut me famë ndërkombëtare, bashkëvendasit tim,  ministër i shëndetësisë, është veprimi i vetëm, i mirë, i kësaj qeverie që duhet përshendetur.

Rifat Latifi mjeku i dëshmuar në Amerikë  e gjetiu, ka një përvojë të madhe në shëndetësi, prandaj uroj që emërimi i tij të jetë për të përmirësuar e avancuar sistemin tonë shëndetësor dhe gjendjen e profesionistëve shëndetësorë dhe kryeministri Kurti nuk ka qëllim që ta përdorë emrin e tij për ta mbuluar bërrllogun dhe rrëmujën që e ka shkaktuar Arben Vitia dhe ekipi i tij.

Nuk është e drejtë dhe morale dhe nuk duhet lejuar që emrat e mëdhenjë të shëndetësisë të përdoren për qëllime të politikës ditore, por atyre t’u ipe hapësira dhe mbështjetja e duhur për përmirësim të shëndetësisë.

 Duke e njohur mirë sistemin shëndetësor dhe plagët e tij, çdo veprim të mirë të ministrit do ta mbështesë, por edhe do ta kritikoj nëse eventualisht gabon duke dëgjuar ata që nuk e kuptojnë sistemin shëndetësor ose që tentojnë të përfitojnë nga ai.

Dr.Rifat Latifi ka treguar edhe gjatë mandatit si këshilltar i ish- kryeministrit Hashim Thaçi, se ka vullnet për të punuar me përkushtim për shtetin e Kosovës.

Uroj që prioriteti i tij si ministër i shëndetësisë të jetë shëndeti i qytetarëve dhe mirëqenia e puntorëve shëndetësorë!

(Kosova Sot Online)