Tri ditë pas zgjedhjeve gjakovarit i gjenden fletëvotime në veturë, arrestohet

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 10:06
Tri ditë pas zgjedhjeve gjakovarit i gjenden fletëvotime në veturë, arrestohet

Policia në Gjakovë ka gjetur tetë fletëvotime të fotokopjuara në veturën e një personi.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari është intervistuar, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Asgjësim i dokumenteve të votimit-Gjakovë, 17.11.2021 – 13:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur tetë (8) fletëvotime (të fotokopjuara). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)