Po ngjitet apo po zbret? Misteri i macës që bëri bujë në internet

  • E.K /
  • 22 November 2021 - 14:36
Po ngjitet apo po zbret? Misteri i macës që bëri bujë në internet

Një nga debatet virale që kanë polarizuar opinionin e shumë njerëzve është ai i fotos së maces duke ecur në një palë shkallë.

Fotoja me përfytyrim të dyfishtë mund të interpretohet vizualisht edhe me kafshën në ngjitje të shkallëve, por edhe me te në zbritje të tyre.

Foto ka marrë miliona klikime dhe komente që nga shfaqja disa vjet më parë por deri tani përgjigjet e debatit nuk janë pranuar nga asnjëra palë.

“Është duke zbritur sepse druri i shkallëve është i sheshtë në pjesën horizontale të shkallëve, kurse gurët e mureve janë në pjesën e pasme të tyre”, shkruan një komentues që vlerësohej si “i pasaktë” nga të tjerët.

“Unë besoj se macja po ngjitet sepse macja shikon lart dhe përpara, kur macet zbresin shkallët ato shikojnë poshtë ku po hedhin këmbët, domethënë poshtë” argumenton një tjetër.

Gjithsesi njerëzit kanë vijuar debatin e tyre dhe asnjë zgjidhje konkrete nuk duket në horizont.

(Kosova Sot Online)