Osmani: Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 11:44
Osmani: Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu slloven, Borut Pahor, kanë dalë në konferencë të përbashkët për media, pas takimit që kanë mbajtur.

“Raportet me Slloveninë janë shumë miqësore. Sllovenia e k ambështet Kosovën në rrugën për pavarësi, jemi të interesuar ta thellojmë këtë bashkëpunim në siguri, shëndetësi e tema tjera. Kosova e ka rrugën e qartë drejt NATO-s e BE-së. Duhet ta potencoj që liberalizimi i vizave është vonuar dhe e dëmton kredibilitetin te qytetarët, i kërkoj mbështetje për liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani.

“Kosova ka qenë pala konstruktive, Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje me Kosovën, njohja reciproke. Fqinji ynë verior nuk e do një Ballkan të qetë“, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)