Gjermanit i njihet si aksident në punë rrëzimi nga shtrati deri te tavolina në shtëpi

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 12:23
Gjermanit i njihet si aksident në punë rrëzimi nga shtrati deri te tavolina në shtëpi

Një incident në të cilin një burrë rrëshqiti në shkallë dhe e lëndoi veten përderisa po ecte brenda shtëpisë drejt zyrës së improvizuar të punës nga shtrati është njohur si “aksident në vendin e punës” nga një gjykatë gjermane.

Burri e kishte lënduar shpinën përderisa po ecte drejt hapësirës ku punonte në shtëpi dhe ka të drejtë për dëmshpërblim, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale Sociale të Gjermanisë.

Gjykata arriti në këtë përfundim duke thënë se burri “ishte rrugës për në punë nga dhoma e gjumit te zyra shtëpiake një kat më poshtë” dhe theksoi se kjo përbën udhëtim përgjatë një “rruge të siguruar të punës”, shkruan Independent.

“Paditësi pësoi një aksident në punë, kur ra gjatë rrugës për në zyrën e tij në shtëpi në mëngjes”, tha gjykata. Raportohet se kompania e sigurimeve kishte refuzuar që ta mbulonte pretendimin e paditësit.

Nuk është e qartë nëse burri punonte nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit apo për arsye të tjera.

(Kosova Sot Online)