Momente të rënda, shihni si vrapojnë njerëzit pas tërmetit me magnitudë 7.4 në Indonezi

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 11:32
Momente të rënda, shihni si vrapojnë njerëzit pas tërmetit me magnitudë 7.4 në Indonezi

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga frika, pas një tërmeti të fuqishëm që ka goditur brigjet e provincës Sulawesi të Indonezisë.

Si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.4, shkruajnë mediat e huaja, njerëzit janë evakuuar nga shtëpitë dhe banesat.

Për fat të mirë, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar apo dëme të mëdha materiale, por vendasit thanë se ndjenë lëkundje të mëdha.

Paralajmërimet për cunami për zonën u hoqën më vonë të martën.

Tërmeti vjen vetëm 10 ditë pas shpërthimit të madh vullkanik të malit Semeru në ishullin Java, i cili vrau të paktën 46 njerëz.

(Kosova Sot Online)