Dy zyrtarë policorë u sulmuan dje fizikisht në Kaçanik

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 11:59
Dy zyrtarë policorë u sulmuan dje fizikisht në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 23:35, dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata.

Sipas policisë, i dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia.

Ndërsa, nga sulmi njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Kaçanik, 14.12.2021 –  23:35. Dy zyrtar policor janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata. I  dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia. Si pasoj e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)