Fluksi i qytetarëve me grip sezonal, Gjilani rrit personelin në një QMF

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 17:32
Fluksi i qytetarëve me grip sezonal, Gjilani rrit personelin në një QMF

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se kanë shtuar numrin e personelit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Dardania”, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të gripit se zonal.

Hyseni ka thënë se kjo është bërë me qëllim të mobilizimit dhe organizimit për të ofruar shërbime të shpejta dhe efikase.

“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.

Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”, ka shrkuart ai në një postim në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)