Lista e zezë amerikane pas Veselinoviçit e Radojçiçit do të godet edhe klubin e madh të multi-milionerëve politik të nivelit të lartë në krimo-politikën kosovare!

Lista e zezë amerikane pas Veselinoviçit e Radojçiçit do të godet edhe klubin e madh të multi-milionerëve politik të nivelit të lartë në krimo-politikën kosovare!
Lista e zezë amerikane pas Veselinoviçit e Radojçiçit do të godet edhe klubin e madh të multi-milionerëve politik të nivelit të lartë në krimo-politikën kosovare!

Ali Hertica

  • 18 December 2021 - 17:02

Shkruan: ANALISTI - Ali Hertica

Se faktori ndërkombëtar, miqtë e mëdhenj të Kosovës vëzhgojnë me kujdes dhe veprojnë me maturi dhe fakte të pa mohueshme kundër krimit e korrupsionit, më së miri flet vendimi i SHBA-ve për ti futur në listë të zezë, si persona të pa dëshiruar, dy lider politik serb, lider edhe të biznesit në veri të Kosovës , Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç. Publikimi zyrtar i këtij lajmi, është një lajm i mirë për qytetarët dhe institucionet e drejtësisë së Kosovës, por nga ana tjetër lajm jo i mirë, është një bombë e kurdisur që do ti godet pa dallim të gjitha grupet kriminale në Kosovë!

Përveç Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç, është e pritshme që kjo listë e personave të pa dëshiruar nga SHBA-të dhe të izoluar. Do të zgjerohet me publikimin e emrave të tjerë nga të gjitha grupet etnike dhe politike pa dallim, sepse në realitetin e dy dekadave të kaluara në këtë Kosovën e varfër, është krejtësisht e pamundur, apo më mirë të themi është e vështirë të gjendet një politikan nga më të thjeshtit që nuk është bërë milioner. E këta Milioner të politikës radhiten nga niveli më i ulët e deri në nivelin më të lartë në shtetin e Kosovës. Milionat e tyre që janë bërë për një kohë të shkurtës nga ata dhe familjarët e tyre, nuk mundë të themi për asnjërin që nuk është i përfshirë në grupin serb të krimit të organizuar në veri të Kosovës sepse për dy dekada kjo pjesë e territorit të shtetit ka qenë zonë e artë e të bërit biznes nga të gjitha grupet e interesit. Aty e kanë gjetur interesin e biznesit të vetë të gjitha aktorët që i kemi sot në skenën politike dhe ekonomike, dikush më herët e dikush më vonë, dikush më shumë e dikush më pak, por është një fakt i pa mohueshëm, ndonëse nga drejtësia dhe organet e ndjekjes i pa hutueshëm deri më sot, sepse të gjithë janë shërbyer e ushqyer, kanë tregtuar dhe janë pasuruar nga lidhjet biznesore me grupin e sanksionuar kriminal.

Tani, pas vendimit të SHBA-ve për sanksionim të këtij grupi kriminal, nga frika e ndëshkimit të gjitha "kokat e larta", pa dallim pushtet dhe opozitë po e mbështetin vendimin e SHBA-ve, por ne qytetarët ende nuk po e dimë cili është BOSSI i krimit të organizuar në brendi të vendit tonë!

Kjo është një enigmë e cila duhet të fillohet pa vonesë të hetohet e zbulohet nga institucionet tona të inteligjencës së pa varur dhe të drejtësisë. Argumentet janë gjysmë publike, ato mundë të kërkohen dhe shfrytëzohen nëse ka vullnet veprimi nga Inteligjenca amerikane, shtet mik që ka vepruar dhe ka zbuluar kokat kryesore të krimit të organizuar në veri të Kosovës, ku institucionet tona të shtetit nuk kanë pasur qasje të mjaftueshme dhe kanë dështuar.

Nëse ka vullnet politik nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë, padyshim, që shumë shpejtë SHBA-të do të na e heqin edhe këtë dilemë, do të na tregojnë dhe dokumentojnë se sa është i gjatë dhe sa është i larmishëm zgjiri i lidhjes së krimit ekomomik e politik, multietnik që ka vepruar për dekada jo vetëm në veri por është zgjeruar gjithandej në brendi të Kosovës krejtësisht i pa penguar!

Prandaj qytetarët me të drejtë presin që kulmi zbulimit të plotë të veprimtarisë kriminale në veri të Kosovës për dy dekada, do të jetë zbulimi i strorjes së zgjeruar të listës e zezë nga Amerika me përfshirje edhe të kokave të mëdha të politikes kosovare, për shkak të lidhjeve të fshehta që kanë pasur në biznesin e pistë, kontrabandë e krim të organizuar ekonomik për dy dekada, shpëlarje parash e trafikim droge e madje edhe me armë e çka jo tjetër, për të cilat veprime kriminale kanë pasur njohuri por janë heshtur e nuk kanë vepruar as AKI, as policia e mbi kontrolluar nga grupet politike të interesit dhe klanet e krimit të organizuar.

Klasa politike e Kosovës duhet të jetë shumë e përgatitur që të përballet me një sfidë të tillë, duhet të jetë e gatshme që të vetë pastrohet e të reformohet sepse është e pritshme që e njëjta masë izolimi dhe shpallje persona të pa dëshirueshëm, sikurse për Veselinoviçin e Radojçiçin të shpallen në ditët edhe për figura qendrore të lidershipit politik dhe bizneseve të Kosovës. Javët dhe muajt në vijim, mundë të sjellin tërmet tronditës edhe për politikan e biznesmen shqiptar të lidhur me grupin e Zvonko Veselinoviçit dhe Milan Radojçiçt, të cilët Veriun e Kosovës e kanë përdorur si zonë të sigurt neutrale, trampolinë e të pa kontrolluar për biznes të pistë e kontrabandë me mallrat strategjike me profitabile që kanë depërtuar nga Serbia në Kosovë dhe nga i cili biznes janë pasuruar mafio oligarkët në mënyrë të pa kontrolluar nga shteti, me evazion fiskal që e ka pësuar buxheti i shtetit?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".