U fshehën në vaskë për t’i shpëtuar tornados, gjenden të gjallë dy fëmijë të vegjël

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 13:27
U fshehën në vaskë për t’i shpëtuar tornados, gjenden të gjallë dy fëmijë të vegjël

Një gjyshe amerikane vendosi në vaskë dy nipërit e saj 3 vjeç dhe 15 muajsh për t’i mbrojtur nga tornado që shkatërroi një pjesë të mirë të Kentakit. Të vegjlit u gjetën gjallë nga zjarrfikësit të cilët i dorëzuan sërish tek gjyshja e tyre, shkruan The Guardian

Vaska u hodh përjashta nga forca e erës me fëmijët brenda. Orët e fundit u zbulua se të vegjlit u gjetën gjallë në oborrin e shtëpisë së gjyshes së tyre nën vaskën e përmbysur. Ngjarja u tregua për mediat nga vetë gjyshja menjëherë pasi zjarrfikësit i kishin sjellë sërish në krahë nipërit e saj. Ajo tregoi se i kishte vendosur në vaskë për t’i mbrojtur në pritje të tornados. Dhe menjëherë pas kësaj shtëpia nisi të lëkundej.

Gjyshja i kërkoi fëmijët kudo nëpër gërmadhat e shtëpisë së shkatërruar totalisht nga tornado, por më kot. Por lutjeve të saj iu përgjigjën zjarrfikësit e mrekulluar nga zbulimi që të vegjlit ishin në gjendje të mirë shëndetësore

Sipas autoriteteve amerikane në Kentaki numërohen të paktën 75 viktima si pasojë e tornados që shkatërroi territorin e shtetit amerikan.

(Kosova Sot Online)