Drecun: Aksioni i policisë në Shtërpcë, frikësim ndaj serbëve në Kosovë

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 11:57
Drecun: Aksioni i policisë në Shtërpcë, frikësim ndaj serbëve në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se bastisjet e djeshme nga policia në Komunën e Shtërpcës janë pjesë përbërëse e aksioneve të Prishtinës, që sipas tij kanë synim frikësimin e serbëve.

“Duke përdorur njësitë speciale me armë të gjata, edhe kur nuk është e nevojshme, sepse shumë punë mund t’i bëjë policia e zakonshme dhe jo forcat speciale që frikësojnë njerëzit, Prishtina i dekurajon serbët që të qëndrojnë në Kosovë”, tha Drecun për Tanjug.

Gjatë aksionit të djeshëm janë arrestuar dhjetë ish-zyrtarë të Komunës së Shtërpcës.

(Kosova Sot Online)