“Ishte i vaksinuar me dy doza të Pfizer”, drejtori i Infektives jep informacione për të infektuarin me Omicron

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 11:58
“Ishte i vaksinuar me dy doza të Pfizer”, drejtori i Infektives jep informacione për të infektuarin me Omicron

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj në një konferencë të mbajtur për media, ka treguar se një nga qytetarët e infektuar me variantin Omicron të COVID-19, ka kërkuar trajtim mjekësor në këtë klinikë.

Vishaj ka thënë se ai ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer dhe ka shfaqur gjendje stabile.

Sipas tij, pacienti kishte kryer më parë një test rapid, në të cilin kishte rezultuar negativ me virus.

“Në Klinikën Infektive ka qenë një pacientë i cili ka kërkuar trajtim dhe kolegët nga ambulanca e pranimit kanë marrë mostrën. Klinikisht gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile dhe për këtë arsye pacienti është lëshuar në shtëpi. Ne aktualisht nuk kemi pacientë të hospitalizuar me variantin Omicron, por jemi duke i trajtuar 4 pacientë të cilët janë me COVID-19 pozitiv. Ne i kemi analizuar në mënyrë detale aspektet klinike dhe aspektet klinike dhe kanë qenë manifestime të një COVID-i me formë të lehtë klinike. Ky pacientë tri ditë më përpara ka ardh nga Shtetet e Bashkuara, ku atje edhe punon”, ka deklaruar ai.

Vishaj ka treguar se pacienti vazhdon të jetë në gjendje të qëndryshme shëndetësore.

Ndërsa, tutje ai ka thënë se nëse një valë e re e COVID-19 do të përfshijë Kosovën, ata do të jenë të përgatitur për t’u përballur me të, derisa është shprehur se do të bëjnë kërkesa për staf shtesë.

(Kosova Sot Online)