Vazhdon të rritet numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 17 January 2022 - 10:14
Vazhdon të rritet numri i pacientëve të shtrirë me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë e ditur se sot 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të spitalizuar në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme.

Po ashtu, në trajtim janë edhe 29 pacientë të tjerë post- Covid-19.

Sipas SHSKUK’së me oksigjeno-terapi janë 33 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit,6 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë ​

(Kosova Sot Online)