Mbyllen disa shkolla në Kosovë

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 15:32
Mbyllen disa shkolla në Kosovë

Shkolla e mesme teknike “Anton Çetta”, në Skenderaj nga kjo e martë do të vazhdojë mësimin përmes skenarit C.

Kjo për shkak se 12 mësimdhënës dhe tetë nxënës kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Drejtori i kësaj shkolle, Agron Istogu tha për Shqip.com se gjendja me COVID-19 nuk është e mirë, andaj, si rrjedhojë kanë vendosur që procesi mësimor të zhvillohet online.

“Gjendja është shumë e keqe. 12 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Nga nesër shkolla do të nis me skenarin C dhe do të vazhdojë deri të hënën e ardhshme”, tha Istogu.

Istogu thotë se dyshojnë që numri me të infektuar është më i lartë se kaq.

“Nxënësit kanë simptoma të theksuara të COVID-19. Dyshojmë që numri me të infektuar është më i lartë se tetë, por nxënësit po hezitojnë të testohen, andaj zyrtarisht e kemi vetëm këtë shifër”, përfundon Istogu.

Mësimin përmes skenarit C, do ta vazhdojnë edhe dy shkolla të tjera të kësaj komune.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga drejtoria e arsimit e kësaj komune.

“Përveç shkollës teknike “Ahmet Çetta”, në skenarin C nga e marta do të vazhdojë edhe shkolla e mesme e ulët “Ahmet Delia”, pasi edhe këtu ka një numër të të infektuarish”, thanë nga kjio drejtori.

Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv, dy mijë e 957 raste të reja me COVID-19.

(Kosova Sot Online)