Ky person po kërkohet nga policia

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 16:09
Ky person po kërkohet nga policia

Edon Bytyqi nga Prizreni është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPK -së.

Kushdo që ka informacion për të le ta njoftojë Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)