
Rama flet për drejtorët e PDK-së në Prishtinë, emrat e të cilëve s’janë dërguar ende

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se janë në proces të përzgjedhjes së disa drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Jam në proces të përzgjedhjes”, tha Rama, pas vizitës që ia bëri shtëpisë-shkollë të familjes Hertica në kryqytet.
Javën e kaluar, Rama e ka prezantuar një pjesë të kabinetit qeverisës në Prishtinë. Në listën e drejtorëve dhe anëtarëve tjerë bënin pjesë vetëm zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
(Kosova Sot Online)