E tmerrshme: Refuzoi t’ia jepte pensionin, djali lë nënën 82-vjeçare jashtë shtëpisë për tri ditë

  • E.K /
  • 29 January 2022 - 12:35
E tmerrshme: Refuzoi t’ia jepte pensionin, djali lë nënën 82-vjeçare jashtë shtëpisë për tri ditë

Një gjë aspak e zakontë i ka ndodhur nënës 82-vjeçare.

Një nënë 82 vjeçare u gjet e lënë jashtë shtëpisë së saj për tri ditë në Kinë, pasi fëmijët e saj nuk u pajtuan mes vete për koston e kujdesit ndaj saj.

Djali më i ri me ndihmën e gruas së tij hodhi nënën e tij jashtë shtëpisë së saj në Yangzhou, provincën Zhejiang pasi ajo refuzoi t’ua jepte pensionin.

Ajo mbeti jashtë shtëpisë për tri ditë, derisa policia lokale u detyruan të intervenojnë.

Sipas raporteve, gruaja nuk mund të ecte vetëm dhe ishte dëgjuar duke qarë nga kalimtarët.

(Kosova Sot Online)