PDK-ja nuk i çon komente ZRRE-së, Krasniqi: Vendimi duhet t’i marrë për bazë diskutimet publike

  • E.K /
  • 31 January 2022 - 14:31
PDK-ja nuk i çon komente ZRRE-së, Krasniqi: Vendimi duhet t’i marrë për bazë diskutimet publike

Partia Demokratike e Kosovës nuk i ka dërguar komente Zyrës së Rregullatorit për Energji. Kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi ka thënë se komentet i kanë bërë publike në vazhdimësi.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se ZRRE-ja në vendimin e saj duhet t’i marrë parasysh edhe diskutimet publike, qëndrimet të cilat PDK-ja nuk i ka dërguar formalisht në ZRRE.

“Sot përfundon afati për dhënien e komenteve formale ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dërguar komente për këtë çështje në adresë të ZRRE, sepse ato i kemi bërë publike në vazhdimësi”, ka shkruar Krasniqi.

“Ne konsiderojmë se përtej komenteve formale, ZRRE në vendimin e saj duhet të marrë për bazë të gjitha diksutimet publike, qëndrimet politike dhe disponimin qytetar në lidhje me kërkesën për ngritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka shtuar ai.

Duke thënë se Qeveria do të mbajë përgjegjësi për shtrenjtimin eventual të rrymës, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja do ta kundërshtojë çfarëdo vendimi për rritje të çmimit të energjisë në këtë fazë.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)