Policia e gjobit me 300 euro shoferin që voziste 182 km/h në zonën 80 km/h

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 17:02
Policia e gjobit me 300 euro shoferin që voziste 182 km/h në zonën 80 km/h

Policia e Kosovës po vazhdon me gjoba ndaj shoferëve të papërgjegjshëm që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në fshatin Zahaq të Pejës, policia ka dënuar shoferin që voziste 182 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80 km/h.

Ai është gjobitur me shumën 300 euro.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 182 km/h (gjobitet me 300€). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)