Trafiku Urban ndan 36 mijë euro për kontrolle mjekësore sistematike të punëtorëve

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 13:04
Trafiku Urban ndan 36 mijë euro për kontrolle mjekësore sistematike të punëtorëve

Trafiku Urban ka shpallur tender në vlerë të 36 mijë euro për kontrolle sistematike mjekësore të punëtorëve tgë kësaj ndërmarrje.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, TU’ja ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.

Gjatë këtyre muajve pritet të bëhen 900 kontrolla sistematike.

“Kontrolla sistematike e punëtoreve te TU për periudhën prej 36 muajve, ne ketë periudhe parashihen rreth 900 kontrolla sistematike”, thuhet në njoftim.

Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 1 mars, në orën 13:30.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin për kontratë.

(Kosova Sot Online)