AAK-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të rrymës

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 10:27
AAK-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të rrymës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur debat parlamentar, rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se debati është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare.

“Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike. Debati është kërkuar për sot, në ora 10:50”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)