Deportohet në Shqipëri lëmoshkërkuesi, tjetra dënohet me 200 euro gjobë

  • E.K /
  • 09 February 2022 - 11:01
Deportohet në Shqipëri lëmoshkërkuesi, tjetra dënohet me 200 euro gjobë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar dy perona, ku njëri është nga Republika e Shqipërisë dhe tjetri  është shtetas i Republikës se Kosovë me banim ne Prizren e të cilët janë: ”L.K e lindur me 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar  lëmosh  ne rr. “Ekrem Rexha” ne Prizren dhe S.K e lindur me 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar  lëmosh  ne qendrën tregtare Galeria ne Prizren”, njofton policia.

Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprime ligjore.

“Me Vendimit te lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është  depërtuar  ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro”, njofton tutje policia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe falënderon qytetaret për bashkëpunim të mire me policin me qellim te parandalimit te kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin  lypsarët ne rruge, sheshe dhe qendra tregtare, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 dhe 112”, apelon tutje policia.

(Kosova Sot Online)