Peci: Nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan

  • S.A /
  • 12 February 2022 - 09:28
Peci: Nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan

sh-ambasadori dhe Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se nga ngjarjet Rusi-Ukrainë mund të ketë pasoja edhe në Ballkan. Sipas Pecit, qëllimi i Rusisë nuk është vetëm që ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror.

“Dite te erreta jane prane kontinentit tone, qe mund te kene per pasoje mijera viktima ne Ukraine, por edhe me gjere, nese konflikti eskalon pertej kufinjeve te ketij vendi. Kjo mund te kete pasoja edhe ne Ballkan, duke perfshire ketu edhe momentin e se vertetes per Serbine, e cila nuk do ta kete komoditetin qe te jete deklarativisht njekohesisht edhe me perendimin dhe Rusine”, ka shkruar Peci.

Tutje, Peci ka thënë se në këto rrethana, njohja e Koosvës nga katër vendet mosnjohëse të NATO’s “mund të bëhet imperative për ruajtjen e sigurisë dhe stabiltetit në krahun jugor të Aleancës”

“Sot, per te gjitha vendet e rajonit do te jete ceshtje kyce besueshmeria e tyre si aleate te perendimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetem ne raport me konfliktin ne Ukraine, por edhe ne raport me sigurine dhe stabilitetin ne rajon, ne keto kohe te turbullta me zhvillime te cilave nuk ju dihet fundi.

Edhe nje gje, me intervenimin eventual te Rusise ne Ukraine, do te hapet edhe kapitulli i rrenimit te Kombeve te Bashkuara, si institucion pergjegjes per paqen dhe sigurine nderkombetare, dhe kjo do ta rikthej politiken e balancit te fuqise ne kontinentin tone, 33 vite pas perfundimit te Luftes se Ftohte. Ne keto rrethana, njohja e Kosoves nga kater vendet mosnjohese te NATO-s, mund te behet nje imperativ per ruajtjen e sigurise dhe stabilitetit ne krahun jugor te Aleances”, thuhet në postimin e Pecit.

(Kosova Sot Online )