“Ju lutemi të sillemi më me dinjitet” Konjufca ndërhyn teksa opozita irritohet me Kurtin në seancë solemne

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 12:15
“Ju lutemi të sillemi më me dinjitet” Konjufca ndërhyn teksa opozita irritohet me Kurtin në seancë solemne

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar sallën derisa kryeministri Albin Kurti ishte duke iu drejtuar atyre në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Para se ta lëshonin sallën, disa deputetë të opozitës kanë filluar që t’i ndërhyjnë Kurtit me fjalë, derisa ka reaguar edhe Glauk Konjufca.

Konjufca ka bërë thirrje për sjellje më dinjitoze meqë është seancë solemne.

“Ju lutemi të sillemi më më dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca në ndërhyrjen e tij.

Megjithatë deputetët e opozitës kanë lëshuar të gjithë sallën e Kuvendit.

E pranishme në Kuvend ka qenë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)