Ish-Ambasadori holandez pesëshes që s’e njeh Kosovën: Do ta shihni shpejt që po përdoreni nga Rusia

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 13:40
Ish-Ambasadori holandez pesëshes që s’e njeh Kosovën: Do ta shihni shpejt që po përdoreni nga Rusia

Në urimin që e ka bërë për Kosovën, ish-ambasadori Bosch, tha diçka edhe për pesë shtetët anëtare të BE-së, të cilat refuzojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ia ka uruar Kosovës ditën e Pavarësisë, e më këtë rast u është drejtuar pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e njeh Kosovën.

Bosch shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja të shohin se, sic thotë ai, përdoren nga Rusia.

“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania do ta shohin së shpejti se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook.

Ish-ambasadori Bosch përcjell vazhdimisht ngjarjet në Kosovë. Edhe pasi kanë kaluar disa vjet rej përfundimit të misionit të tij, ai shkruan shpesh për situatën aktuale në Kosovë.

(Kosova Sot Online)