Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takojnë zyrtarin e lartë të Vatikanit, shprehin gatishmëri për avancim raportesh

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 08:29
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla takojnë zyrtarin e lartë të Vatikanit, shprehin gatishmëri për avancim raportesh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në serinë e takimeve me liderë të shteteve të ndryshme të botës, gjatë qëndrimit në Mynih për Konferencën e Sigurisë ka takuar edhe sekretarin e shtetit të Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, Paul Richard Gallager. Në këtë takim ku ka qenë e pranishme edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është shprehur qëndrimi i Kosovës për të avancuar raportet me Selinë e Shenjtë.

Osmani ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve dy paleshe me Vatikanin për çështje të cilat janë në interes të përbashkët të dy vendeve.

“Presidentja Osmani theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të nënshkruaj marrëveshje me Vatikanin lidhur me çështjet të cilat janë në interes të përbashkët të të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e presidencës. 

(Kosova Sot Online )